VIDEO/Përlotet infermierja teksa flet për pacientët me koronavirus: ‘Ata vuajnë të vetëm’

VIDEO/Përlotet infermierja teksa flet për pacientët me koronavirus: ‘Ata vuajnë të vetëm’

12:40, 20/04/2020
A+ Aa A-

Një punonjëse emocionale e stafit mjekësor në linjën e parë me koronavirusin nuk mbajti dot lotët, teksa përshkruante se si ndihej kur mbante duart e pacientëve të saj në trajtim intensive.

Asistentja e shëndetit Nathalie Hoover u filmua në spitalin e universitetit Cambridge.

Pasi përshkroi maskat ‘shumë të parehatshme’ që i duhej të mbante mbi gojë dhe hundë, Hoover u bë shumë emocionale kur pyetjet shkuan te pacientët e saj.

Ajo tregon se si ata ndihen vetëm dhe vuajnë pa pasur askënd pranë.

Ajo nuk mbajti dot lotët dhe zëri i dridhej kur thoshet: “Ajo që mundem të them, është se ne jemi gjithmonë pranë tyre. Kur ata janë vetëm, aty është gjithmonë një infermiere për tu mbajtur dorën.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco