Hong Kong/ Asnjë rast me Covid-19 për herë të parë që prej muajit mars

Hong Kong/ Asnjë rast me Covid-19 për herë të parë që prej muajit mars

12:16, 20/04/2020
A+ Aa A-

Hongu Kongu nuk ra raportuar asnjë rast të ri me Covid-19 për herë të parë që nga data 5 mars, sipas një deklarate nga Qendra e qytetit për Mbrojtjen e Shëndetit (CHP).

Që nga dita e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus të raportuar në Hong Kong mbeti në 1,025, përfshirë dhe 4 viktima.

Përkundër kësaj, CHP po i inkurajon banorët të vazhdojnë të mbajnë një distancë të përshtatshme sociale dhe të shmangin aktivitetet shoqërore si mbledhjet e vaktit për të zvogëluar rreziqet e tyre të infektimit.

"Duke pasur parasysh se situata e infeksionit Covid-19 mbetet e rëndë dhe se ka një rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve të raportuara në të gjithë botën, anëtarëve të publikut u kërkohet me forcë që të shmangin të gjitha udhëtimet jo thelbësore jashtë Hong Kong", tha CHP.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco