Mesazhi i Papa Françeskut: Për të luftuar Covid-19 vendosni vendin para partisë

Mesazhi i Papa Françeskut: Për të luftuar Covid-19 vendosni vendin para partisë

11:34, 20/04/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme Papa Françesku u bëri thirrje politikanëve që të lënë mënjanë dallimet partiake në mënyrë që të merren me krizën e Covid-19 në një mënyrë të bashkuar.

Mesazhi i Papa Françeskut është transmetuar drejtpërdrejt në televizion.

Çdo ditë ai zgjedh një temë ose qëllim, siç është falënderimi i atyre që ofrojnë shërbime mjekësore dhe të tjera thelbësore.

"Ne lutemi sot për burra dhe gra që kanë një profesion politik," tha ai në fillim të meshës, duke shtuar se "politika është një formë e lartë e bamirësisë".

Në meshë marrin pjesë vetëm disa ndihmës të ngushtë në vend të disa dhjetëra të ftuarve, siç ishte rasti para shpërthimit të pandemisë.

"Ne lutemi për partitë politike të vendeve të ndryshme, në mënyrë që në këtë kohë të pandemisë, ata së bashku të kërkojnë të mirën e vendit dhe jo të mirën e partisë së tyre," tha ai.

Udhëheqësi i 1.3 miliardë katolikëve romakë në botë nuk përmendi asnjë vend apo politikanë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco