Koronavirusi/ Gjermania do mbulojë shpenzimet e pacientëve europianë që po trajtohen në spitalet e saj

Koronavirusi/ Gjermania do mbulojë shpenzimet e pacientëve europianë që po trajtohen në spitalet e saj

11:31, 20/04/2020
A+ Aa A-

Gjermania do të mbulojë shpenzimet për trajtimin e pacientëve evropianë me Covid-19 të cilët kishin nevojë për mbështetje të frymëmarrjes dhe që po trajtohen në spitalet e vendit, njoftoi qeveria sot.

Kostoja e trajtimit të këtyre pacientëve vlerësohet në 20 milion euro, tha ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spann.

"Gjermania do të paguajë koston e trajtimit të pacientëve nga vendet e BE, sepse kjo është pikëpamja jonë e solidaritetit evropian," tha Spann.

Deri më tani BerlinI ka marrë "më shumë se 200 pacientë me koronavirus" nga vendet e BE dhe ka "aftësinë, nëse është e nevojshme, të pranojë  edhe të tjerë", shtoi ministri.

Gjermania, e cila është goditur më pak se vendet fqinje nga epidemia Covid-19, dhe ka një kapacitet më të madh shtretërish në njësitë e kujdesit intensiv, ka marrë pacientë evropianë  gjatë javëve të fundit, përfshirë francezë dhe italianë, për të ulur barrën në sistemet shëndetësore të këtyre vendeve.

Epidemia në Gjermani tani është "nën kontroll dhe e menaxhueshme", tha Spann të premten.

Deri më tani, në vend janë raportuar 141.672 raste dhe 4,400 vdekje, sipas raportit të fundit të Institutit Robert Koch.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco