Kina bën thirrje për një regjim testimi më të fortë për të zbuluar koronavirusin

Kina bën thirrje për një regjim testimi më të fortë për të zbuluar koronavirusin

11:15, 20/04/2020
A+ Aa A-

Autoriteti shëndetësor i Kinës bëri thirrje për një regjim testimi më të fortë dhe më rigoroz për të siguruar që koronavirusi i ri nuk i shpëton zbulimit, qoftë tek udhëtarët që vijnë nga jashtë apo nga pjesë të tjera të vendit.

Të gjitha lokalitetet duhet të përmirësojnë aftësitë e tyre të testimit, përfshirë ato në vendkalimet kufitare, dhe të raportojnë çdo informacion epidemik në kohën e duhur,  citoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë drejtorin e tij, Ma Xiaoëei. Ma i bëri komentet të shtunën, por ato u publikuan nga ministria të hënën.

Kina raportoi 12 raste të reja të konfirmuara në 19 prill, shifra më e ulët që nga 13 marsi.

Përkundër rënies, zyrtarët mbeten të shqetësuar për rishfaqjen e transmetimeve lokale në pjesë të vendit, përfshirë Pekinin, ku një qark qendror është ri-klasifikuar si me rrezik të lartë pas tre infeksioneve të fundit lokale.

Ma veçoi krahinat e Heilongjiang dhe Guangdong, duke thënë se ata duhet të identifikojnë "lidhjet e dobëta" në aftësinë e tyre për të parandaluar dhe kontrolluar epideminë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco