Eksperti kryesor në SHBA: Rihapja mund të nisë në maj

Eksperti kryesor në SHBA: Rihapja mund të nisë në maj

16:09, 12/04/2020
A+ Aa A-

Dr Anthony Fauci, shefi i sëmundjeve infektive në SHBA, thotë se është e mundur që një pjesë e vendit ti rikthehet normalitetit gjatë muajit maj.

"Ju nuk doni të bëni diçka në mënyrë befasuese" paralajmëroi Dr Fauci në CNN, duke theksuar se një veprim i gabuar mund të rikthejë sërish virusin në vend.

"Do të varet nga vendi ku jeni, nga natyra e shpërthimit që kemi përjetuar tashmë dhe nga kërcënimi i një shpërthimitjetër", shprehet eksperti.

Dr.Fauci foli edhe për zgjedhjet presidenciale, të llogaritura për në datë 3 nëntor.

Sipas tij, gjithçka do të shkojë normalisht nëse qytetarët vazhdojnë të respektojnë rregullat edhe pas rihapjes.

SHBA janë shteti më i prekur nga COVID-19 me mbi 533 mijë të infektuar dhe 20,608 viktima. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco