Britania mund të bëhet vendi më i prekur në Europë

Britania mund të bëhet vendi më i prekur në Europë

15:36, 12/04/2020
A+ Aa A-

Britania mund të bëhet vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë. Kështu ka deklaruar një prej këshilltarëve të lartë shkencorë në qeverinë britanike.

Sir Jeremy Farrar i bëri komente teksa numri i viktimave nga koronavirusi në Britani do e kalojë shifren 10 mijë të dielën, raporton BBC.

Të shtunën, Britania ka regjistruar 917 viktima nga koronavirusi i ri.

Duke folur për BBC, Farrar tha se “Britania ka gjasa që të bëhet vendi më i prekur keq në Europë”.

Aktualisht Italia ka numrin më të lartë të vdekjeve: mbi 19 mijë. Më pas vjen Spanja, Franca dhe Britania. Gjermania nga ana tjetër ka më pak se 3 mijë vdekje.

Sir Jeremy tha se Gjermania ka treguar një shkallë të pabesueshme testimesh dhe një numër shumë të ulët pranimesh në spital.

“Natyrisht duhet të mësojmë prej tyre,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco