Shërohet nga koronavirusi 93-vjeçari në Turqi

Shërohet nga koronavirusi 93-vjeçari në Turqi

13:39, 12/04/2020
A+ Aa A-

Recep Altundas nga Bursa e Turqisë, është 93-vjeçari i dytë turk që u shërua nga koronavirusi.

Gjatë ditës së djeshme, moshatarja e tij Alye Gunduz u duartrokit nga mjekët, derisa po largohej e shëruar nga një spital në Stamboll.

Të njëjtën përcjellje me duartrokitje, e realizuan edhe stafi i spitalit në Gemlik, ku Altundas u trajtua për një javë. Atë e kishin dërguar në spital, pasi kishte simptoma të coronavirusit, por tani që gjendja tij është e mirë, është lëshuar për trajtim të mëtejshëm në shtëpi.

“Unë nuk kam dalë asnjëherë nga shtëpia, nuk e di se ku jam infektuar”, ka thënë ai për mediat, duke mos ditur se nga kush është infektuar.

Së bashku me të, për trajtim në shtëpi janë lëshuar edhe tetë përsona të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur, se deri më tani në Turqi kanë vdekur 1,101 persona nga koronavirusi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco