SHBA, për herë të parë shpallet gjendja e emergjencës në 50 shtetet e saj

SHBA, për herë të parë shpallet gjendja e emergjencës në 50 shtetet e saj

12:43, 12/04/2020
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë kaluar 20 mijë viktimat për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke kaluar Italinë në këtë renditje të hidhur.

Rastet e të prekurve nga COVID-19 kalojnë 530 mijë personat, dhe ka shtrënguar vendin në një masë të paprecedent. Me firmën e presidentit Trump për shtetin e Wyoming, tashmë për herë të parë në historinë amerikane të 50 shtetet që përbëjnë vendin kanë shpallur gjendjen e emergjencës.

Situata mbetet e rëndë në Nju Jork, ku edhe dje janë shënuar 783 viktima. Në metropol shënohen edhe tensionet e para midis guvernatorit demokrat Andrew Cuomo dhe kryebashkiakut Bill De Blasio, edh ai demokrat. Ky i fundit kishte deklaruar mbylljen e shkollave publike për vitin akademik, por guvernatori Cuomo iu përgjigj që këto ishin “vetëm mendimet e tij”.

Në24 orët e fundit, viktimat totale në SHBA kanë qenë 1920, në ulje nga dita e mëparshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco