Spanjë/ Rritet numri i të vdekurve, por nga e hëna nis puna

Spanjë/ Rritet numri i të vdekurve, por nga e hëna nis puna

12:41, 12/04/2020
A+ Aa A-

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Spanjë u rrit sërish të dielën pas disa ditëve rënie.

Ministria e Shëndetësisë tha se janë shënuar 619 viktima në 24 orët e fundit.

Kjo është një rritje me mbi 100, pasi një ditë më parë ishin 510 viktima.

Në total numri i vdekjeve në vend shkon në 16.976. Numri i të infektuarve në total shkon në 161.852.

Pavarësisht kësaj, BBC raporton se Spanja do i rikthehet punës nga e hëna. Punonjësit jo-esencialë do të lejohen të rikthehen në punë.

Atyre do u dorëzohen maska mbrojtëse në çdo stacion autobusi apo metroje në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco