Arrihet akordi/ 500 miliardë euro për të shpëtuar ekonominë e BE-së

Arrihet akordi/ 500 miliardë euro për të shpëtuar ekonominë e BE-së

23:09, 09/04/2020
A+ Aa A-

Pas disa orësh diskutime, ministrat e 19 vendeve të Eurozonës ranë dakord për akordimin e një fondi prej 500 miliardë eurosh për të stimuluar ekonominë e Bashkimit Europian pas përhapjes së Koronavirusit.

"Akord i shkëlqyer mes ministrave europianë të Financave", shkruan në Twitter, ministri francez Bruno La Marie.

Image

Ndërsa ministri gjerman i Financave, Olaf Schloz e quajti vendimin një "ditë të madhe të solidariteti europian", raporton Syri.net.

Sipas tij, plani ngrihet mbi tre pika të forta: ndihmën ndaj biznesit të vogël e të mesëm përmes Bankës Europiane të Investimeve, program me kohë të shkurtër për forcën punëtore dhe hua për shtetet e prekura për Mekanizmit të Stabilimentit Europian (European Stability Mechanism).

Huaja në fjalë "do të jetë e vlefshme deri në përfundimin e krizës së COVID-19", thuhet ndër të tjera në draftin e cituar nga Reuters.

Plani në fjalë, i propozuar nga dy shtetet më të mëdha të Unionit, Gjermania dhe Franca, ndeshi në kundërshtimin paraprak të Holandës, e cila në përfundim ra dakord si 19 shtetet e tjera. 

Po ditën e sotme, kancelarja gjermane Angela Merkel kishte refuzuar iniciativën e huazimit të përbashkët, duke u thënë anëtarëve të koalicionit të saj qeverisës se nuk kishte "konsensus politik" për të. Megjithatë ajo shtoi se, kishte patur kontakte me Emmanuel Macron , Rutte dhe Giuseppe Conte, duke shtuar se një marrëveshje kompromisi ishte "shumë afër". /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco