Belgjika shënon shifrën rekord/ 283 viktima në 24 orë nga COVID-19

Belgjika shënon shifrën rekord/ 283 viktima në 24 orë nga COVID-19

19:02, 09/04/2020
A+ Aa A-

Belgjika ka shënuar shifrën më të lartë ditore të vdekjeve që nga shpërthimi i pandemisë, ku gjatë 24 orëve të fundit, 283 persona kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri.  

Numri i vdekjeve është rritur në 2,523 persona, ndërsa janë konfirmuar 1.580 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e të infektuarve në 24.983.  

Numri i pacientëve të shtruar në spital vazhdon të bie. Ndërsa 459 pacientë të rinj u shtruan në spital të mërkurën e 8 prillit, 483 persona mund të largohen nga institucionet e kujdesit shëndetësor pas shërimit.  

Gjithsej, 5.590 pacientë janë nën trajtim në spitale, me 1.285 prej tyre në kujdes intensiv.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco