Prishet trendi/ Italia raporton sërish rritje të viktimave dhe të infektuave në 24 orë

Prishet trendi/ Italia raporton sërish rritje të viktimave dhe të infektuave në 24 orë

18:11, 09/04/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme Italia ka regjistruar një numër më të lartë viktimash e personash të infektuar se një ditë më parë, brenda 24 orëve. 

Sot janë regjistrua 610 viktima dhe numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 18 279.  

Gjithashtu janë regjistruar 4204 raste më shumë pozitive në 24 orë duke e çuar numrin total të tyre në 143 626.  

Por gjatë 24 orëve të fundit në Italia ka pasur 1979 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e tyre në 28 470.  

Përmirësim ditë pas dite kanë pacientët në terapi intensive ku sot janë 88 pacientë më pak se një ditë më parë e numri i tyre që po kurohen është sot 3605.  

Në Lombardi, rajoni verior më i gjunjëzuar nga pandemia regjistron sot 54 802 të infektuar e 10022 viktima.  

Në Itali janë kryer deri më sot 853 369 teste kundër COVID-19.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco