Konfirmohen 100 mjekë të vdekur nga Covid-19/ Raportohen mbi 13 mijë të infektuar në Itali

Konfirmohen 100 mjekë të vdekur nga Covid-19/ Raportohen mbi 13 mijë të infektuar në Itali

16:56, 09/04/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, Urdhri i mjekëve italianë ka publikuar të dhënat e fundit zyrtare mbi numrin e viktimave e të infektuarve në radhët e personelit mjekësorë.  

Numri i mjekëve viktimë nga pandemia ka arritur sot në 100 mes tyre janë dhe 3 mjekë me origjinë të huaj, por që punonin prej vitesh në sistemin shëndetësor italianë.  

Numrin të mjekëve viktimë i shtohen dhe 26 infermierë e 5 operatorë sanitarë , më i riu me moshë 26 vjeç.  

Numri i personelit mjekësor të infektuar ka arritur më 13 522 e baraz me 10% të numrit të përgjithshëm të rasteve në nivel kombëtar.  

"Nuk mund të lejojmë më që mjekët tanë, infermierët, operatorët sanitarë, të luftojnë pandeminë me duar të zhveshura" është denoncimi i Urdhrit të mjekëve Italianë, i cili i ka dedikuar kolegëve që kanë humbur jetën një faqe kujtese në portalin e tyre.  

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco