Pasi u shëruan nga koronavirusi, 74 persona infektohen për herë të dytë

Pasi u shëruan nga koronavirusi, 74 persona infektohen për herë të dytë

16:41, 09/04/2020
A+ Aa A-

Së paku 74 persona në Korenë e Jugut janë infektuar sërish me koronavirusin e ri (COVID-19) pasi janë shëruar.  

Qendra koreane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (KCDC) njoftoi se të infekuarit u janë nënshtruar testeve të ndryshme për të përcaktuar gjendjen e transmetimit të infeksionit tek të tjerët dhe prodhimin e antitrupave kundër COVID-19.  

Sipas mediave lokale, autoritetet shëndetësore janë të shqetësuar për shkak të rritjes së numrit të personave të sëmurë përsëri nga koronavirusi.  

Numri i të infektuarve në Korenë e Jugut është rritur në 10.423, ndërsa nga COVID-19 kanë vdekur 204 persona.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco