Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Koronavirusi/ Infektohen 150 anëtarë të familjes mbretërore në Arabi

Koronavirusi/ Infektohen 150 anëtarë të familjes mbretërore në Arabi

15:26, 09/04/2020
A+ Aa A-

Rreth 150 anëtarë të familjes mbretërore të Arabisë Saudite mund të jenë infektuar me koronavirus, sipas një raporti të ri.

Infektimi me koronavirus mund të shihet si një pikë kyçe  në vendimin e Arabisë Saudite për të shpallur një armëpushim në Jemen, ku Rijadi po lufton me rebelët Houthi të mbështetur nga Irani për shkak të rrëzimit të presidentit  të vendit që nga 2015.

Mbreti Salman dhe Mohamed bin Salman të dy  janë vetëizoluar për të shmangur  përhapjen e virusit.

Mjekët në Spitalin Special të Mbretit Faisal në Rijad që trajtojnë anëtarët e familjes mbretërore po përgatisin 500 shtretër të tjerë për një fluks të pritshëm të pacientëve.

Çdo anëtar i stafit të infektuar tani do të trajtohet në një spital më pak elitar për të kursyer hapësirë për mbretërorët.

Salman, 84 vjeç, është izoluar në një pallat në ishull pranë Jeddah, ndërsa princi i kurorës është zhvendosur në një vend të largët në brigjet e Detit të Kuq.

Numri i princave sauditë është në mijëra dhe shumë prej tyre udhëtojnë shpesh në Europë, gjë që tregon se ata mund ta marrin shumë lehtë koronavirusin.

Familja mbretërore saudite besohet të ketë rreth 15,000 anëtarë.

Princi Saudit Faisal bin Bandar bin Abdulaziz Al Saud, guvernatori i kryeqytetit Riyadhi i cili është 70 vjeç, është në kujdes intensive.

Vendi me rreth 33 milion njerëz ka raportuar 2932 raste dhe 41 viktima.

Ministri i Shëndetësisë Tawfiq al-Rabiah ka paralajmëruar se  vendi është vetëm në  filim të përhapjes së koronavirusit duke parashikuar ‘minimumi 10,000 deri në maksimum 200,000’  të infektuar gjatë javëve të ardhshme.

Zyrtarët gjithashtu mund të anulojnë pelegrinazhin vjetor të haxhit në qytetin e shenjtë të Mekës, i cili mbledh rreth 2.5 milion pelegrinë në qytet çdo vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco