Pashkët në Greqi: Kishat të hapura vetëm për priftërinjtë, jo për qytetarët

Pashkët në Greqi: Kishat të hapura vetëm për priftërinjtë, jo për qytetarët

14:41, 09/04/2020
A+ Aa A-

Kisha e Greqisë sqaroi të enjten se kishat do të jenë të hapura vetëm për klerikë dhe disa nga stafi i tyre gjatë Javës së Shenjtë Ortodokse, në përputhje me vendimet e qeverisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri, dhe u bëri thirrje besimtarëve që të luten në shtëpi.

“Në rrethanat aktuale, Sinodi i Shenjtë nuk e nxit asnjë besimtar të vijë në kishë. Kishat nuk janë të hapura për besimtarët dhe ky është kuptimi i bashkësisë së shenjtë pas "dyerve të mbyllura", tha mitropoliti i Nafpaktos dhe Agios Vlasios si dhe Zëdhënësi i Kishës së Greqisë, Ierotheos, në televizion.

Sqarimet erdhën pasi zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas u tha gazetarëve në një konferencë shtypi të enjten se po bashkëpunonin me Kishën për të shmangur turmat të mblidhen jashtë kishave gjatë javës së Pashkëve.

Petsas tha gjithashtu se qeveria ka bërë të mundur që ceremonia e përvitshme, kur "Zjarri i Shenjtë" mbërrin nga Jeruzalemi në Athinë me avion, të mbahet këtë vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco