Tjetër ditë e zymtë në SHBA/ Nga Nju Jorku vijnë pamje shokuese

Tjetër ditë e zymtë në SHBA/ Nga Nju Jorku vijnë pamje shokuese

14:46, 09/04/2020
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prekin një tjetër rekord të zymtë, numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19 në një ditë të vetme.

Sipas të dhënave të raportuara nga universiteti Johns Hopkins, pandemia u mori jetën rreth 2 mijë personave në 24 orët e fundit.

Në total, bilanci i viktimave shkon rreth 15 mijë. Rekord edhe në rastet e reja me 33 mijë të tillë në vetëm një ditë, ndërsa më shumë se 430 mijë vetë janë infektuar me koronavirus.

Nju Jorku mbetet shteti më i prekur. Daily Mail publikoi foto shokuese se si transportohen të sëmurët mes spitaleve në Nju Jork. Po ashtu shihet se si bëhen gati qeset për viktimat.

    Megjithatë edhe shtete të tjera kanë shtuar masat e sigurisë për të frenuar përhapjen dhe pasojat tragjike të Covid-19.

    Autoritetet amerikane, përfshirë presidentit Donald Trump, paralajmëruan se kjo do të ishte java më e rëndë që prej shpërthimit të pandemisë. Pavarësisht rekordit të zymtë, ka disa tregues që SHBA po prek majën e kurbës dhe parashikohet një rënie e rasteve të reja dhe numrit të viktimave në javët e ardhshme.

    Një studim i ri i Shtëpisë së Bardhë shfaq 20 mijë vdekje më pak se parashikimi i mëparshëm. Ndërkohë, kriza e shkaktuar nga koronavirusi po godet rëndë dhe ekonominë amerikane. Rreth 80% e hoteleve në Shtetet e Bashkuara janë të boshatisura, një rënie drastike krahasuar me një vit më parë. Kjo i atribuohet frikës nga pandemia dhe urdhrave për izolimin e banorëve në shtete të ndryshme amerikane.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco