Itali/Shërohet pacientja më e vogël me koronavirus, foshnja dy muajëshe lirohet nga spitali

Itali/Shërohet pacientja më e vogël me koronavirus, foshnja dy muajëshe lirohet nga spitali

13:56, 09/04/2020
A+ Aa A-

Një foshnje 2 muajëshe, e cila besohej të ishte pacientja më e re e me koronavirus në Itali, është nxjerrë nga spitali, pasi fitoi betejën me sëmundjen.

Foshnja nuk kishte më temperaturë apo ethe dhe është nxjerrë nga spitali së bashku me të ëmën, e cila është shëruar nga pneumonia, thanë raportet e ditës së sotme.

Foshnja dhe e ëma u shtruan në spital në Bari në 18 mars.

Italia ka zyrtarisht 17,669 viktima nga koronavirusi, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Ditën e djeshme u shënua numri më i ulët i vdekjeve nga koronavirusi deri më tani. Kjo e ka bërë qeverinë të fillojë planifikimet rreth uljes së masave të distancimit social.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco