Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

U detyruan të vishnin qese plehrash në vend të kostumit mbrojtës, tre infermieret pozitive për COVID-19

U detyruan të vishnin qese plehrash në vend të kostumit mbrojtës, tre infermieret pozitive për COVID-19

13:44, 09/04/2020
A+ Aa A-

Tre infermiere, të cilat u fotografuan duke veshur qese plastike plehrash si pasojë e mungesës së veshjeve mbrojtëse në spitale, janë testuar pozitive për koronavirus, sicc u raportua mbrëmjen e djeshme.

Stafi në linjën e parë në spitalin Northwick Park Hospital në Harrow u detyrua të vendoste qese plehrash në kokë dhe këmbë muajin e kaluar për shkak se nuk kishin pajisjet përkatëse mbrojtëse.

Që të treja infermieret që u fotogarfuan, u diagnostifikaun me virus javën e kaluar, tha një përfaqësues i spitalit për The Daily Telegraph.

Spitali Northwick Park Hospital ishte i pari në vend që deklaroi  një influx të papërballueshëm pacientësh.

Më shumë se gjysma e stafit është infektuar me koronavirus dhe drejtuesit e spitali janë fajësuar për shkak se nuk arritën t’i pajisnin me mjete mbrojtëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco