VIDEO/ E frikshme! Ja si koronavirusi përhapet dhe infekton njerëzit në supermarket…

VIDEO/ E frikshme! Ja si koronavirusi përhapet dhe infekton njerëzit në supermarket…

13:00, 09/04/2020
A+ Aa A-

Shkencëtarët kanë përgatitur një video tronditëse që tregon se si pikat vdekjeprurëse të koronavirusit mund të përhapen nëpër raftet e supermarketi dhe të infektojnë blerësit.

Ekspertët nga Universiteti Aalto në Finlandë e kanë publikuar këtë video në mënyrë që blerësit të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e përhapjes së kësaj sëmundje vdekjeprurëse.

'Dikush i infektuar nga koronavirusi, mund të kollitet dhe lë pas grimcat e vogla aerosoli që mbajnë koronavirusin. Këto grimca më pas mund të përfundojnë në traktin respirator të njerëzve të tjerë”, thotë Asistent Profesor i Universitetit Aalto, Ville Vuorinen.

Videoja alarmante përcjell  lajmin shqetësues që njereëzit mund të kalojnë infeksionin tek njëri-tjetri, edhe nëse janë gjashtë metra larg.

Gjatë videos studiuesit shprehen:

"Rezultatet paraprake tregojnë se grimcat e aerosolit që mbartin virusin mund të qëndrojnë në ajër më gjatë sesa mendohej fillimisht, kështu që është e rëndësishme të shmangni hapësirat e mbyllura publike. Kjo gjithashtu zvogëlon rrezikun e infeksionit nga spërklat, e cila mbetet rruga kryesore e transmetimit të koronavirusit”.

 “Nëse ju duhet të shkoni, atëherë shkoni sa më rrallë që të jetë e mundur. Dhe qëndroni atje sa më pak të jetë e mundur”, tha për BBC profesori Ville Vuorinen nga Universiteti Aalto në Finlandë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Astrit09/04/2020 13:23

Duhet serjozitet dhe mos u beni si Baba i kombit karagjoza...

Shto koment

Denonco