Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

683 viktima në 24 orë/ Kryeministri i Spanjës: BE është në rrezik

683 viktima në 24 orë/ Kryeministri i Spanjës: BE është në rrezik

12:29, 09/04/2020
A+ Aa A-

Spanja shënon një përmirësim të lehtë në pandeminë koronavirus krahasuar me një ditë më parë.

Më shumë se 600 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, sipas të dhënave që vijnë nga ministria e shëndetësisë, ndërsa në total bilanci I viktimave është mbi 15 mijë.

Ngadalësim shënoi dhe përhapja e Covid-19 në Spanjë. Që prej shpërthimit të pandemisë, në këtë shtet europian janë prekur më shumë se 150 mijë vetë, ndërsa 52 mijë janë shëruar, raporton A2.

Kryeministri, Pedro Sanchez mbështeti propozimin për të shtyrë gjendjen e emergjencës deri më 26 prill. Ai tha se masat në fuqi do të qëndrojnë, pasi shërbejnë për të kontrolluar pandeminë. Sanchez lëshoi dhe një apel ndaj Bashkimi Europian për të arritur një dakordësi për një kundërpërgjigje të përbashkët për krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

“BE është në rrezik, nëse nuk do të ketë solidaritet”, u shpreh kryeministri spanjoll ndërsa kërkoi nga opozita dhe koalicioni I tij qeverisës që të diskutojnë një plan për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

Më herët, gjatë një interviste për gazetën gjermane BILD, kryeministri italian, Giuseppe Conte tha se “koronavirusi mund të sjellë fundin e ëndrrës evropiane”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Oops09/04/2020 14:15

Uaaa.... cne ky qe i ka kerkuar opozites dhe qeverise te bejne plan te perbashket per rimekembjen! Sa mbrapa jane??!!

Shqiptari09/04/2020 13:38

BASHKIMI EVROPIAN E KA NISUR DEGRADIMIN, I CILI PO CON DREJT SHPERBERJES SE SIGURTE, QE KUR NISI ZGJERIMIN E VET VETEM MBI BAZA DHE KRITERE POLITIKE DHE JO EKONOMIKE. BASHKIMI EVROPIAN U KRIJUA SI NJE BASHKIM EKONOMIK DHE JO POLITIK. KRITERET KRYESORE TE ANTARESIMIT NE BE ISHIN KRITERET EKONOMIKE, NIVELI EKONOMIK DHE INDUSTRIAL I CDO VENDI KANDIDAT DHE NIVELI I DEMOKRACISE DHE FUNKSIONIMIT TE SHTETIT LIGJOR! DERI NE 1990 BE ISHTE NJE ETALON I PERKRYER PER VENDET ISH-KOMUNISTE TE DALA NGA REGJIME DIKTATORIALE APO NGA EKONOMI TE CENTRALIZUARA E TE VARFERA, DHE TA PRAPAMBETURA TEKNOLOGJIKISHT. PAS VITIT 1990 BE I SHKELI APO I HOQI KRITERET BAZE MBI TE CILAT ISHTE KRIJUAR DHE JA KU ESHTE KATANDISUR SOT: NJE BE MJAFT E DOBET EKONOMIKISHT DHE PA AUTORITETIN E DIKURSHEM NDERKOMBETAR! BE ESHTE SHNDERRUAR NE NJE AZILE PLEQSH, KU XHORXH SOROS KA NJE AUTORITET DHE NDIKIM TE PADISKUTUESHEM NE CDO VENDIMMARRJE TE PARLAMENTIT EVROPIAN, KU SHUMICA JANE USHTARET E SPONZORIZUAR PREJ TIJ!! BE NUK ESHTE NJE SHOQERI E HAPUR DEMOKRATIKE POR NJE SHOQERI E SHQYER QE KA PRANUAR E PO PRANON NE GJIRIN E SAJ EDHE REGJIME TOTALITARE DHE JO-DEMOKRATIKE! SHTETET NORDIKE DHE FRANCA JANE GATI QE TE NDJEKIN RRUGEN E BRITANISE SE MADHE: DALJEN NGA BE!

Shto koment

Denonco