'Suedia po përgatitet për gjëmën, vendoset limiti i moshës për trajtim në spitale'

'Suedia po përgatitet për gjëmën, vendoset limiti i moshës për trajtim në spitale'

12:26, 09/04/2020
A+ Aa A-

Suedia deri më tani ishte vendi që po `habiste` gjithë botën për mënyrën `snobe` që po e trajtonte pandeminë botërore të virusit korona.

Shkolla, baret, restorantet dhe çdo gjë tjetër kanë vazhduar aktivitetet normalisht në këtë vend, edhe pse numri i të prekurve nga virusi është rritur në mënyrë të frikshme dita ditës. Por duket se së fundmi, frika nga një kolaps i sistemit shëndetësor, ka bërë qeveria të marrë masa drastike për trajnimin e të infektuarëve.

Gazetari Gerti Xhaja, i cili jeton në Suedi, nëpërmjet një statusi në FB, ka cituar një dokument të publikuar nga gazeta më e madhe në vend, Aftonbladet, sipas të cilit të sëmurët me koronavirus mbi 80 vjeç, nuk do të futen në terapi intensive.

Gjithashtu fasha zbret deri në moshën 70 vjeç, për ata të infektuar që kanë sëmundje kronike.

“Suedia përgatitet për gjëmën! Spitali universitar udhëzon spitalet në vend që të mos futin në terapi intensive të sëmurë me Covid-19 që janë mbi 80 vjeç! Të gjithë të sëmurët mbi 70 vjeç që kanë të paktën 1 sëmundje kronike, pulmonare, zemre apo veshkash! Dhe kush është mbi 70 vjeç dhe ka minimumi 2 sëmundje të tilla! Burimi Aftonbladet (gazeta më e madhe në vend). Po në Shqipëri di të më thotë kush si është procedura??!”, shkruan gazetari Gerti Xhaja për situatën në Suedi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali09/04/2020 15:04

Ne shqiperi jemi per faqe te zeze dhe deri sot na ka ruajt Zoti si perhere, por kete robin qe mund ta quani gazetar mos e merrni shume per baze...... . Ky eshte nga ata qe nuk di ti beje dy gjera bashke ose te ndaje ato qe duhen ndare....... .

Maloku 09/04/2020 13:47

Ne Shqiperi eshte e kunderta, i mbrojne 70-80 vjeçaret me shume, sepse u duhen per vota.

J09/04/2020 13:16

Jeni shumë injorant, që merrni shkrimin e një injoranti tjetër dhe krijoni panik. Po të kërkoni për gazetën në fjalë, të paktën sot, nuk kishte, jo vetëm "gjëmë", por as ndonjë shqetësim të ritur, krahasuar me çfarë kemi lexuar më parë për Suedinë.

Shto koment

Denonco