Shkencëtarët amerikanë: Koronavirusi nuk do largohet me ngrohjen e motit

Shkencëtarët amerikanë: Koronavirusi nuk do largohet me ngrohjen e motit

11:45, 09/04/2020
A+ Aa A-

Pak kohë më parë presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi se kur moti të bëhet më i ngrohtë, virusi mrekullisht do të largohet. Por nuk janë të të njëjtit mendim shkencëtarë të njohur nga ky vend.

Një panel shkencor prestigjioz i tha Shtëpisë së Bardhë të martën se nuk duket se koronavirusi do të largohet pasi të ngrohet moti.

Në letrën e tyre drejtuar Shtëpisë së Bardhë, anëtarët e një komiteti të Akademisë Kombëtare të Shkencave thanë se të dhënat janë të përziera nëse koronavirusi përhapet aq lehtë në mot të ngrohtë sikurse ndodh në mot të ftohtë, por që nuk mund të ketë shumë rëndësi duke marrë parasysh që ka shumë pak njerëz në botë që janë imunë ndaj koronavirusit.

“Ekzistojnë disa prova që sugjerojnë që koronavirusi mund të humbasë efikasitetin në mjedise me temperaturë më të lartë. Sidoqoftë, duke pasur parasysh mungesën e imunitetit në nivel global, kjo ulje e efikasitetit të transmetimit të COVID-19 nuk mund të çojë në një ulje të konsiderueshme të përhapjes së sëmundjes pa adoptimin e njëkohshëm të ndërhyrjeve kryesore të shëndetit publik”, thuhet në letër.

Në letër vihet në dukje gjithashtu një studim i kryer për shpërthimin në Kinë, ku tregohet se edhe në kushte maksimale të temperaturës dhe lagështisë, virusi përhapet.

Letra nga shkencëtarët nxjerr në pah edhe disa studime laboratorike që kanë treguar zvogëlimin e transmetimit të virusit në temperatura më të ngrohta, por që është akoma një shqetësim.

Letra thekson se në botën e vërtetë, virusi ende po transmeton në vendet me mot të ngrohtë.

“Duke pasur parasysh që vendet aktualisht në klimë verore, të tilla si Australia dhe Irani, po përjetojnë përhapje të shpejtë të virusit, një rënie e rasteve me rritje të temperaturave gjetkë nuk duhet të supozohet”, thuhet në letër.

Shkencëtarët i dërguan letrën Kelvin Droegemeier në Zyrën e Politikës së Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco