Mesazhi i shkencëtarit: Nuk ka asgjë për të festuar kur të mbyllet epidemia

Mesazhi i shkencëtarit: Nuk ka asgjë për të festuar kur të mbyllet epidemia

11:39, 09/04/2020
A+ Aa A-

Marco Cattaneo, Drejtor  Shkencor i  National Geoprahpic për Italinë ka dhënë një mesazh që është bërë viral në të gjithë rrjetin.

Ai flet për vendin e tij  të prekur nga Covid-19 por në fakt ky mesazh është për të gjithë vendet.

Mesazhi i plotë:

'Kur mbaron një epidemi

Meqënëse nuk kam besim tek ju, më mirë ta them menjëherë. Dhe kërkoj nga të gjithë njërëzit që më ndjekin ti bëjnë sa më shumë ndarje me kontaket e tyre reale dhe vitruale. Nga sot shihni një kurbë që nis të ndryshojë pak nga rritja eksponenciale që ka patur epidemia në Itali dhe veçanërisht në Lombardi.

Kjo mund, por thjesht mund të jetë një shenjë e mirë.

Dhe mundet në një shikim optimist, që brenda 10 ditësh numri i të infektuarve të zvogëlohet, nëse të gjithë bëjmë pjesën tonë.

Por ua them siqnerisht. Nuk ka asgjë për të festuar, as sot dhe as pas 10 apo 15 ditësh.

Dhe mbi të gjitha të dalin nga shtëpia duke brohoritur "Champions World! Poropoporopoporo! Dhe të përqafojmë çdo të panjohur të djersitur.

Nëse nuk më besoni mund të kërkoni dhe të shihni kriteret më të cilat Organizata Botërore e Shëndetit quan të mbyllur një epidemi.

Le t’i referohemi Ebolës për shembull.

Emergjenca merr fund kur regjistrohen dy periudha inkubacioni të plota, pa asnjë rast të infektuar.

U deshën 42 ditë për Ebolën.

Mund të duhen 30 për SARS CoV-2.

Pas kësaj, çdo vendi i duhet të mbajë një survejancë të lartë për 90 ditë.

Shpresojmë të kem qënë i qartë në shpjegim.

Kur të shohim dritë në fund të tunelit do të ketë akoma disa kilometra për të dalë.

Kështu që mos t’ju mposht euforia mos u puthni me fqinjët që i urrenit një muaj më parë.

Qëndroni në shtëpi, derisa epidemiologët të na tregojnë se kur mund ti kthehemi normalitetit.

Kjo do të vijë ngadalë, aktivitetet do të rihapen, ne do ti kthehemi përshpëritjes në vesh .

Por para se këndojmë këngën e fitores do të na duhet të qëndrojmë vigjilent për një kohë.

Le ta bëjmë kështu. Nëse gjithçka shkon mirë por me të vërtetë mire le të bëjmë një festë në mesin e muajit gusht .

Të mos bëhemi budallenj, sepse të rezistosh nga një goditje e dytë do të ishte shumë më e vështirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco