Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Çfarë horrori: Si dështoi OBSH me rastin e koronavirusit

Çfarë horrori: Si dështoi OBSH me rastin e koronavirusit

10:18, 09/04/2020
A+ Aa A-

BILD

Kur kishte më shumë rëndësi, ajo dështoi: kriza e koronës zbuloi dobësinë dramatike të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shumë vonë, shumë e dobët, mjaft e butë me Kinën: Këto janë kritikat ndaj Autoritetit të Kombeve të Bashkuara për Shëndetin, të kryesuar nga politikani etiopian, Tedros Adhanom Ghebreyesus, 55 vjeç.

“OBSH na mashtroi,” tha presidenti i SHBA, Donald Trump në një mesazh dhe kërcënoi se do të hiqte financimet për organizatën pas pandemisë. “Për fat të mirë, unë refuzova këshillën e tyre për të mbajtur kufijtë hapur për Kinën”, tha Trump, duke shtuar: “Pse na dhanë këshilla kaq të këqija?”

-Më 14 janar, OBSH pretendoi se nuk kishte prova se koronavirusi i ri kalonte nga njeriu te njeriu.

-Më 23 janar, shefi i OBSH, Tedros, deklaroi se shpërthimi i koronës nuk ishte një krizë e rëndësishme ndërkombëtare dhe falënderoi qeverinë kineze për ‘bashkëpunimin dhe transparencën’.

-Edhe më 28 janar, shefi i OBSH-së, Tedros nuk e humbi optimizmin e tij dhe deklaroi me siguri se Kina do e kufizojë virusin- në atë kohë, regjimi i Pekinit kishte censuruar shtypin dhe mjekët që paralajmëronin se kishte më shumë se 100 të vdekur.

-Më 31 janar, Shtëpia e Bardhë njoftoi se do ndalohej hyrja në SHBA e kujtdo pa shtetësi amerikane ose kartë jeshile që ka qenë më parë në Kinë.

Çfarë horrori!

Problemi i OBSH: Ajo mori përsipër shifrat e propagandës në lidhje me shpërthimin e virusit nga regjimi kinez dhe shmangu kritikat ndaj pushtetarëve në Pekin.

Për shembull, nën presionin e Kinës, Tajvani nuk u lejua të ofrojë njohuritë e tij për pandeminë me vendet e tjera përmes kanaleve të zakonshme të OBSH. Pekini e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të tij dhe kjo është arsyeja se përse Tajvani e humbi statusin e vëzhguesit në OBSH.

Sidoqoftë, ndryshe nga OBSH, Tajvani nuk mbështetej në propagandën kineze. Vitet e fundit, shpërthimet epidemike nga Kina e kanë goditur fort Tajvanin sepse Pekini i ka maskuar shpërthimet. Autoritetet e sensibilizuara në Tajvan për këtë arsye reaguan më shpejt se OBSH pas sinjaleve të para të një shpërthimi të virusit.

Në OBSH ekziston një panik i vërtetë për Tajvanin- nga frika se mos mërzitet udhëheqja kineze. Kur epidemiologu Bruce Aylward, kreu i OBSH në Kinë, u pyet në lidhje me Tajvanin gjatë një interviste, ai bëri sikur nuk e kuptonte pyetjen.

Përfaqësuesja e Tajvanit në Gjermani, Jhy-Wey Sheih, kritikoi në BILD marrëdhënien e kontaminuar mes OBSH dhe Kinës.

Por sjellja e Kinës ndaj Tajvanit prek edhe vendet e tjera në lidhje me krizën e koronës. “Fatkeqësisht, Kina ka provuar se nuk është e besueshme në pandeminë e koronës. E kundërta e kësaj është Tajvani, i cili tregon se demokracia është superiore përkundrejt regjimeve autoritare në kriza të tilla,” thotë Frank Mueller-Rosentritt për BILD.

Raportuesi për Kinën i bën thirrje qeverisë gjermane: “Gjermania duhet të bëjë fushatë që Tajvani të marrë sërish statusin e vëzhguesit në OBSH dhe të përfshihet në shkëmbimin e informacionve. Tani bëhet fjalë për shkëmbim përvoje dhe njohurish në luftën kundër pandemive”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari09/04/2020 10:47

Pse duhet OBSH? OBSH dhe disa organizata te tjera te OKB duhet te shkrihen! Paguhen kot dhe nuk kane asnje rol, asnje reputancion dhe asnje ndikim ne bote! Aq me keq qe drejtori aktual i OBSH nga Etiopia, thjesht ka ardhur nga politika dhe nuk ka punuar asnje dite mjek, per te cilen ka mbaruar edhe shkollen. Tamam sic ka ndodhur ne vendet ish komuniste ku politikanet sot nuk kane punuar asnje dite ne profesionet e tyre. Perse duhet NATO? Kunder kujt mbron? Pse aq shume shpenzime dhe harxhime kot per armatime, staf ushtarak, administrate, godina dhe paga per ushtaraket??? Ja qe sot nuk paska nevoje qe te mbrohesh nga bombat, raketat, avionet apo bombat e zhurmeshme dhe shkaterruese berthamore, kur mjafton nje virus pa zhurme per te shkaktuar vdekje ne mase te popullsise dhe bllokim total te ekonomise boterore???!!!! Pse vendet anetare te NATO paguajne aq shume para per ushtrite e tyre dhe per forcen ushtarake te perbashket, nderkohe qe bota shkaterrohet shume lehte nga nje pandemi? Aq shume para mund te harxhoheshin per t'u mbrojtur nga pandemite se sa nga armet luftarake te zjarrit!!!! Cfare roli ka OKB kur ka ne gjirin e vet vende diktatoriale, komuniste, totalitatriste, antidemokratike dhe autoritariste???? Perse duhet OSBE kur arrin te drejtohet nga nje idiot, karagjoz dhe injorant si Edi Rama???? Cfare roli ka OSBE, kur Putin as nuk e pjerdh fare? Per cfare sherben OSBE? Per cfare sherben Komisioni i Pleqve te Krujes ne Venecia kur nuk e pjerdh as Rama i Surrelit? Per cfare duhet OSBE/ODIHR kur te gjitha zgjedhjet jane bere mut dhe nuk i pjerdh as Taulant Balla i Librazhdit? BE ka deshtuar totalisht qe kur u zgjerua vetem politikisht! BE duhet te shperbehet! Cfare parimesh demokratike i kane mbetur BE kur pranon ne gjirin e vet vende antidemokratike, autoritare, totalitariste dhe diktatoriale si Shqiperia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova? Ka ardhur koha per nje ndryshim te mand, per nje restartim te madh, qe Perendimit ti kthehet lavdia e dikurshme. Ka ardhur koha qe secili komb te mblidhet ne shtepine e vete dhe te mendoje per te ardhmen e vet!!!

Shto koment

Denonco