Ç'të jetë duke i bërë koronavirusit, Kim Jong-un?!

Ç'të jetë duke i bërë koronavirusit, Kim Jong-un?!

08:55, 09/04/2020
A+ Aa A-

Ndërsa virusi i koronës përhapet në të gjithë botën, Koreja e Veriut nuk raporton asnjë rast të vetëm. Si për dëshmi regjimi i Kim Jong Un provokon me teste të reja raketash. Por çfarë mund të bëjë Kimi kundër COVID-19?

Nga Deutsche Welle

Siç ndodh shpesh në Korenë e Veriut, kjo vlen edhe me krizën e Coronas: fakte të besueshme janë të pakta, në vend të kësaj qarkullon propagandë, supozime dhe thashetheme.

Vetëm një gjë është e sigurtë: regjimi filloi të reagojë ndaj kërcënimit të padukshëm në fund të janarit, shumë përpara Evropës. Gazeta shtetërore Rodong Sinmum e përshkroi luftën kundër virusit si një çështje të "mbijetesës kombëtare".



    Sidoqoftë, më 13 mars, qeveria e Koresë së Veriut i tha Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) se nuk kishte në vend asnjë rast të vetëm të sëmundjes së re të mushkërive COVID-19 . Në të njëjtën kohë, Kina fqinje raportoi për mbi 80000 vetë të infektuar, dhe në Korenë e Jugut, në gjysmën tjetër të gadishullit të ndarë të Koresë ishin më pak se 8000 vetë.

    As stërvitje, as fluturime

    Në Korenë e Veriut ekziston sot ndalim hyrjeje dhe daljeje, trafiku ajror dhe hekurudhor janë pezulluar, shkollat dhe universitetet janë mbyllur. Të gjithë të huajt në vend u vunë nën një karantinë 30 ditore, madje edhe diplomatët nuk u përjashtuan nga kjo - dhe u lejohet vetëm të lëvizin në një masë shumë të kufizuar. Gjermania e largoi personelin e ambasadës së saj në fund të shkurtit.

    As ushtria e gjithëpranishme e fuqisë së vetëdeklaruar bërthamore nuk është e përjashtuar nga masat. Për shembull, gjenerali Robert Abrams, komandanti i ushtrisë amerikane në Korenë e Jugut, raportoi më 13 mars se forcat e armatosura të Koresë së Veriut kishin "ndenjur të mbyllura për rreth 30 ditë" dhe "vetëm kohët e fundit kishin filluar stërvitjet rutinë".

    Si shembull, gjenerali amerikan citon Forcën Ajrore të Koresë së Veriut: "Ata nuk kanë ngritur asnjë avion për 24 ditë". Ushtria amerikane është "mjaft e sigurt", tha Abrams, se ka raste COVID-19 në Korenë e Veriut.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco