OBSH është ‘Kino-centrike’/ Tedros Adhanom dikur shërbente si politikan në sistemin komunist

OBSH është ‘Kino-centrike’/ Tedros Adhanom dikur shërbente si politikan në sistemin komunist

20:10, 08/04/2020
A+ Aa A-

Një figurë pak e njohur para pandemisë së koronavirusit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, po përballet me akuza të mos-transparencës së rasteve me COVID-19 nga Kina.  

Dr Tedros – i cili kurrë nuk ka ushtruar profesionin si mjek – është një politikan i cili filloi punën nën juntën komuniste të Dergut, pastaj u ngrit në krye të qeverisë së Etiopisë së pari si Ministri i Shëndetësisë dhe asokohe Ministër i Jashtëm, para se të vendosej në krye të OBSH-së, raportojnë mediet e huaja.  

Tani ai po përballet me kritika të rënda për trajtimin e tij të pandemisë, veçanërisht për lëvdatat që ai ia dha partia komuniste e Kinës për reagimin.  

Kjo ka çuar në akuza – kryesisht të bëra kohët e fundit nga Donald Trump – se OBSH është ‘Kino-centrike’, një pozicion që Presidenti amerikan ka premtuar se do e hulumtojë.  

Trump ka kërcënuar me pezullimin e fondeve të SHBA-ve ndaj OBSH deri në kryerjen e një hetimi.  

Të dhënat e financimit të Kombeve të Bashkuara tregojnë se, gjatë mandatit të shefit të OBSH-së, kontributet e vlerësuara në OBSH nga Kina gjithashtu janë rritur ndjeshëm – nga afërsisht 23 milionë në 2016 -ën në 38 milionë dollarë më 2019-ën.  

Kina gjithashtu është zotuar për një financim të mëtejshëm prej 57 milion dollarësh në vitin 2020.  

Shteti kinez ka marrë akuza nga zyrtarë amerikan, përfshirë edhe John Bolton, për mos-transparencë për Kinën.  

Po ashtu, një grup avokatësh amerikanë kanë thënë se do parashtrojnë padi triliona dollarëshe ndaj Kinës për dëmet e shkaktuara nga fshehja e rasteve me COVID-19.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco