Rreth 60 mijë viktima nga COVID-19/ OBSH apel Evropës: Nuk është koha për lehtësim masash

Rreth 60 mijë viktima nga COVID-19/ OBSH apel Evropës: Nuk është koha për lehtësim masash

19:55, 08/04/2020
A+ Aa A-

Kontinenti i vjetër, i cili shënon mbi 680 mijë raste dhe rreth 60 mijë viktima është epiqendra e pandemisë dhe për këtë arsye OBSH I ka bërë apel vendeve evropiane se nuk është ende koha për të lehtësuar masat, përkundrazi t’i dyfishojë dhe trefishojë.  

“Europa është tashmë epiqendra e pandemisë së koronavirusit”, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, në konferencën e radhës lidhur me emergjencën globale.  

“Pavarësisht sinjaleve pozitive që vijnë nga disa vende, nuk është momenti të lehtësojmë masat”, tha drejtori rajonal i OBSH për Europën, Hans Kluge.

Ai shtoi se disa vende po tregojnë shenja të uljes së rasteve të reja, por të tjera presin dyfishim të tyre, ose shpërthim të ri të pandemisë.  

Kluge pohoi se në Itali, vihet re një ngadalësim i rëndësishëm i kurbës së infektimeve.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco