Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Mundi koronavirusin në ditëlindjen e 100-të, stafi mjekësor i dërgon tortë dhe ‘tullumbaca’

Mundi koronavirusin në ditëlindjen e 100-të, stafi mjekësor i dërgon tortë dhe ‘tullumbaca’

14:49, 08/04/2020
A+ Aa A-

Një pacient koronavirusi festoi ditëlindjen e tij të 100 në spital me një tortë të dërguar nga stafi mjekësor, vetëm pak çast para se të merrte vesh që kishte mundur infeksionin.

Foto prekëse të bëra në universitetin Sao Joao në qytetin e Portos, në Portugali, shfaqin stafin duke i dhënë pacientit Luciano Marques da Silva tortën e ditëlindjes.

Vajza e tij, Maria Jose, 61 vjeç, thirri një ambulancë për të atin në 24 mars, kur ai filloi të shfaqte simptoma të virusit vdekjeprurës.

Ajo kishte frikë se do të ishte shumë vonë për, por kurrë nuk ia shfaqi atij frikën e saj dhe kur e shtruan në spital i tha se ishte për arsye se aty do ishte më e lehtë të përkujdeseshin për të.

Da Silva ia doli mbanë dhe e mundi sëmundjen dhe arriti të festonte ditëlindjen e tij të 100-të. Mjekët bënë gjithashtu tullumbaca me dorezat mbrojtëse për të festuar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco