Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Njeriu i sulmuar nga Trump/ Kreu i OBSH u zgjodh me lobimin kinez

Njeriu i sulmuar nga Trump/ Kreu i OBSH u zgjodh me lobimin kinez

14:42, 08/04/2020
A+ Aa A-

Tedros Adhanom Ghebreyesus, një personazh pak i njohur përpara pandemisë së koroanvirusit, arriti të bëhej drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Dr. Tedros- që nuk ka praktikuar kurrë si mjek, është një politikan karriere, që lindi në atë që njihet sot si Eritrea. Pasi studioi në Angli, ai arriti të bëhej ministër i Shëndetësisë në qeverinë e Etiopisë. Më pas u bë ministër i Jashtëm dhe në vitin 2017 mori drejtimin e OBSH.

Ai është tani nën akuza të ashpra pasi thuhet se mbuloi përmasat e vërteta të situatës, duke vlerësuar Kinën për 'masat e marra dhe për transparencën e treguar' në fillimet e shpërthimit.

Kjo ka bërë që presidenti amerikan, Donald Trump të udhëheqë akuzat ndaj tij duke e quajtur Kina-centrik. Madje Trump thotë se ai do të pezullojë fondet që SHBA jep për OBSH. Ai sugjeron se ata kanë mbajtur fshehur informacionet për koronavirusin.

Në fakt, Daily Mail shkruan se nuk është hera e parë që dr. Tedros flirton me Kinën.

Pas zgjedhjes së tij në vitin 2017 pati akuza se diplomatët kinezë ishin angazhuar fort për të lobuar për emrin e tij. Të dhënat tregojnë se gjatë kësaj kohe pati vërshim të fondeve kineze për buxhetin e Etiopisë dhe të OBSH.

Më herët një senatore amerikane tha se ai është një komunist.

Në fakt sipas Daily Mail, dr. Tedros ka punuar si zyrtar shëndetësie në regjimin e diktatorit marksist Mengistu Haile Mariam. Më vonë iu bashkua një grupi ekstremist komunist që ndihmoi në rrëzimin e Mariam.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari08/04/2020 15:13

BRAVO THE PRESIDENT TRUMP! TE GJITHA ORGANIZATAT BOTERORE DUHET TE SHKRIHEN! JANE JO FUNKSIONALE! SHIKONI SE SI ESHTE KATANDISUR FESTIVALI EVROPIAN I KENGES!!! VOTOHET SIPAS AFERSISE ETNIKE DHE MIQESISVE POLITIKE DHE JO SIPAS NIVELIT TE KENGEVE! DUHEN SHKRIRE SA NUK ESHTE VONE! LUFTE KUNDER GLOBALIZMIT!!!

Shqiptari08/04/2020 14:53

ORGANIZATAT GLOBALE BOTERORE APO EVROPIANE DUHET TE SHKRIHEN!!!! NUK KANE ASNJE ROL! NUK KANE ASNJE AUTORITET! NUK KANE ASNJE REPUTACION! BOTA KA NEVOJE PER NJE RESTART! BOTA KA NEVOJE PER NJE RIFILLIM TE RI! BOTA NE MENYRE MJAFT KORRUPTIVE DHE KRIMINALE KA ZHDUKUR MASIVISHT SHTRESEN E MESME TE INTELEKTUALEVE! NJE MJEK, NJE INXHINIER, NJE MESUES, NJE AGRONOM, NJE EKONOMIST, NJE PEDAGOG PAGUHET NJESOJ ME NJE PUNETOR!!!!! TE KORRUPTUARIT, PUSHTETARET DHE POLITIKANET IDIOTE DHE INJORANTE JANE BERE PADREJTESISHT MILIARDERE!!!!! BOTA ESHTE BERE MJAFT E PADREJTE!!!! SOT KA NEVOJE PER NJE NDRYSHIM TE MADH GLOBAL SA NUK ESHTE VONE!!!!

Shto koment

Denonco