Greqi, bie ndjeshëm kërkesa për qengjat e Pashkëve

Greqi, bie ndjeshëm kërkesa për qengjat e Pashkëve

11:55, 08/04/2020
A+ Aa A-

Në Greqi, për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme të këtij viti në kohën e festimit të dyja Pashkëve, atyre Katolike Romake të dielën më 12 prill dhe Pashkëve Ortodokse më 19 prill, kërkesa në treg për qengjat dhe kecat pritet të ulet ndjeshëm.

Presidenti i Shoqatës Greke të Blegtorisë (SEK), Takis Peveretos, vlerëson se nga 2 milion qengja dhe keca në dispozicion, 500,000 do të mbeten pa shitur.

Kjo për shkak se qengji tradicional do të duhet të piqet në furrë këtë vit dhe jo në zgara  jashtë në natyrë, siç është zakon.

Si rezultat, blegtorët kërkojnë përfshirjen e tyre në masat e shpallura nga qeveria për bizneset e prekura nga Covid-19.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco