Vandalizimi i monumenteve në Kinë bëhet ‘trend’, krijohet ‘Lista e Zezë’ e shkelësve

Vandalizimi i monumenteve në Kinë bëhet ‘trend’, krijohet ‘Lista e Zezë’ e shkelësve

10:58, 08/04/2020
A+ Aa A-

Zyrtarë në Kinë po shpresojnë se kërcënimi i turpërimit në publik do t’i ndalojë turistët nga dëmtimi i ikonës më të famshme të vendit, Murit të Madh kinez.

Seksioni Badalin i Murit u rihap në 24 mars, pas mbylljes për dy muaj si pasojë e koronavirusit. Në po atë ditë, një visitor u filmua duke dëmtuat sitin historik.

Ky lajm u bë shpejt viral dhe hashtagu përkatës, ‘Muri i Madh vandalizohet ditën e parë që rihapet’ u bë një trend.                                 

Si përgjigjië administruesit gjetën këtë metodë: turistët vandalë do të futeshin në ‘Listën e Zezë’, e cila do t’i njoftohet publikut rregullisht për të ‘rritur ndërgjegjësimin dhe për të ushtruar presion mbi turistët’. Shkelësit do të kenë dhe ndalime të tjera, që në momentin e blerjes së biletave online, por ende nuk dihet se çfarë ndalimesh.

Vandalizimet besohet të jenë shtuar për shkak të ndikimit negative të koronavirusit mbi popullsinë kineze dhe kulturën e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco