Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Boris Johnson kalon natën e dytë në njësinë e kujdesit intensiv

Boris Johnson kalon natën e dytë në njësinë e kujdesit intensiv

08:36, 08/04/2020
A+ Aa A-

Kryeministri britanik Boris Johnson ka kaluar natën e dytë e njësinë e kujdesit intensiv.

Sipas raportimeve të mediave britanike, Johnson vazhdon të marrë kujdes shëndetësor në spitalin Shën Thomas në Londër për një monitorim më të afërt. Lajmin e ka konfirmuar Doëning Street.

Zëdhënësi i kryeministrit deklaroi të martën se kryeministri ndodhet në gjendje të qëndrueshne dhe se vazhdon të jetë me humor të mirë.

Zyra e qeverisë konfirmoi gjithashtu se rishikimi i planifikuar për lehtësimin e mundshëm të kufizimeve të koronavirusit do të shqyrtohet javën e ardhshme.

Sekretari i Jashtëm Dominic Raab, i cili është duke zëvendësuar kryeministrin, është shprehur se ishte “i sigurt” që Kryeministri do të shërohet nga kjo sëmundje, duke e përshkruar atë si një “luftëtar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco