Zbut masat e karantinës qendra e infeksionit të koronavirusit në Austri

Zbut masat e karantinës qendra e infeksionit të koronavirusit në Austri

08:04, 08/04/2020
A+ Aa A-

Të martën, provinca alpine e Tyrolit, Austri, hoqi karantinën në qytetet dhe fshatrat e saj, e vendosur muajin e kaluar për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri.  

Akoma disa vendpushime të skive veçanërisht të goditura nga virusi mbeten ende të mbyllura, por mund të rihapen javën e ardhshme.  

Provinca ishte e para që raportoi rastet e koronavirusit të ri në Austri dhe u bë rajoni i saj më i infektuar i vendit.  

Rastet e para të koronavirusit në Tyrol ishin më 25 shkurt, kur një çift i infektuar u kthye nga Italia. Infeksionet me të mëdha janë ende aty, me 2,835 nga më shumë se 12.500 raste të Austrisë.  

Reagimi i parë i Tyrolit ishte i vonuar, duke lejuar që qindra turistë nga e gjithë Europa të infektoheshin në vendpushimet e skive.  

Më 19 mars, autoritetet lokale të rajonit vendosën çdo qytet nën karantinë, duke urdhëruar njerëzit të qëndrojnë në komunitetin e tyre dhe duke ndaluar ushtrimet në natyrë, me masa akoma më të rrepta sesa ato të kërkuara në bllokimin kombëtar.  

“Ne kemi hequr karantinën për komunitetet … Arsyeja ishte se kemi numër të qëndrueshëm të rritjes së infeksionit. Shkalla e rritjes së infeksionit (ditor) ishte më pak se 5% dhe kjo prirje po vazhdon”, tha guvernatori konservator i Tyrol, Guenther Platter, për një konferencë për shtyp.  

Vendimi i Tirolit për të qetësuar masat kufizuese dhe për t’u lidhur me pjesën tjetër të vendit erdhi një ditë pasi kancelari Sebastian Kurz përshkroi planet për të filluar rihapjen e dyqaneve pas Pashkëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco