250 miliardë të tjera për bizneset e vogla/ Administrata Trump gati fondin emergjent

250 miliardë të tjera për bizneset e vogla/ Administrata Trump gati fondin emergjent

23:15, 07/04/2020
A+ Aa A-

Administrata Trump i kërkoi sot Kongresit një tjetër fond prej 250 miliardë dollarësh në formë asistence urgjente për biznesin e vogël amerikan që po vuan pasojat e pandemisë së koronavirusit.  

Në një postim në Twitter, Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, njoftoi se e ka konsultuar propozimin me udhëheqësit e Kongresit, raporton VOA.  

 

Nëse miratohet nga Kongresi, ky fond do t'i shtohet 349 miliardë dollarëve në formën e kredive të buta, të miratuara më 27 mars, si pjesë e masave stimuluese ekonomike me vlerë totale prej 2.3 trilionë dollarësh.  

Vetëm pak përpara njoftimit të Sekretarit Mnuchin, udhëheqësi republikan në Senat, McConnell, deklaroi se "është bërë e qartë me shpejtësi se Kongresi duhet të miratojë fonde të mëtejshme për këtë program jetësor".  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco