Shifra që ngjallin shpresë/ Italia regjistron rritjen më të ulët që prej 10 Marsit

Shifra që ngjallin shpresë/ Italia regjistron rritjen më të ulët që prej 10 Marsit

18:43, 07/04/2020
A+ Aa A-

Më në fund, shifrat nisin të ulen në Itali. Pavarësisht se numri i viktimave në 24 orë është mbi 600, numri i personave të infektuar, atyre në terapi inteinsive dhe atyre të shëruar ngjallin shumë shpresë.

Të dhënat e publikuara pak më herët nga Mbrojtja Civile Italiane tregojnë se, dita e sotme ka regjistruar rritjen më të ulët që prej 10 marsit. 

Por numri i viktimave vijon të jetë i lartë. Sot janë shënuar 604 vdekje, 32 më pak se një ditë më parë, ndërsa shifra totale ka shkuar në 17,127.

Të shëruarit kanë arritur në 24,392 persona në 24 orë, ndërsa dje kishim vetëm 1022.

Sa i përket të infektuarve, numri total ka shkuar në 135,586, ndërsa rastet e reja në 24 orët e fundit janë 3039, ndërsa dje 3598. Sipas ekspertëve, ky është numri më i ulët që prej 13 marsit.

Sa i përket tamponëve, në 24 orët e fundit janë kryer 33,713, ndërsa dje 30.271. /A.R, Syri.net

Grafiku i mëposhtëm e tregon qartë ecurinë e virusit në Itali nga 1 marsi deri sot:


Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco