Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Greqi arrin në 81

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Greqi arrin në 81

12:18, 07/04/2020
A+ Aa A-
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 81 me vdekjen e një burri 42-vjeçar në qytetin portual të Selanikut dhe të një gruaje 84-vjeçare në Athinë.

Sipas raportimeve, një burrë 42 vjeç vdiq në Spitalin e Përgjithshëm AHEPA të Selanikut të hënën mbrëma pasi qe pranuar në 29 mars. Ai është viktima e parë e virusit nga rajoni i Halkidiki. Në një mesazh në median sociale të martën, kryetari i komunës Nea Propontida, Manolis Karras, ku banonte viktima, ngushëlloi për vdekjen e tij "të hershme dhe të padrejtë"

Viktima e dytë, gruaja 84-vjeçare vdiq në spitalin Evangelismos të kryeqytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco