Numri i viktimave të koronavirusit pritet të rritet në Gjermani, shkak përhapja në azile

Numri i viktimave të koronavirusit pritet të rritet në Gjermani, shkak përhapja në azile

11:42, 07/04/2020
A+ Aa A-
Zyrtarë gjermanë paralajmëruan ditën e sotme se vendi duhet të presë një rritje në vdekjet e koronavirusit, për shkak të infektimeve masive në azile dhe qendra që kujdesen për të moshuarit.
Ditën e djeshme pati 3834 raste të reja me koronavirus dhe 173 vdekje, thotë instituti Robert Koch.
Kjo e çon numrin total në 103,375 infektime dhe 1810 vdekje, sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins.
Këto shifra nuk flasin për individët e sëmurë momentalisht, por rastet që nga fillimi i pandemisë.
Gjermania duket se nuk shqetësohet për rritjen e numrit pasi Lothar ëieler, kryetar i institutit Robert Koch thotë se deri ëm tani gjendja është brenda kapacitetit të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco