Japonia do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, gati paketa ekonomike

Japonia do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, gati paketa ekonomike

08:14, 07/04/2020
A+ Aa A-

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka njoftuar një paketë stimuluese me një vlerë një trilion dollarë amerikanë për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Ai thotë se qeveria do të japë para për familjet në nevojë, dhe mbështetje financiare për të mbrojtur bizneset dhe vendet e punës, njofton CRI.

Abe u shpreh se ekspertët e një grupi pune të ngarkuar nga qeveria e nxitën atë të përgatitet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Ai njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme do të mbulojë Tokion, Osakën, Fukuokën dhe katër prefektura të tjera të goditura nga virusi dhe do të jetë në fuqi rreth një muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco