Koronavirus apo jo, Polonia do t'i mbajë zgjedhjet: votim me postë

Koronavirus apo jo, Polonia do t'i mbajë zgjedhjet: votim me postë

07:54, 07/04/2020
A+ Aa A-

Parlamenti polak ka aprovuar propozimin e partisë qeverisëse konservatore kombëtare PiS për të mbajtur zgjedhjet presidenciale në 10 maj si një votim i pastër postar. Shumica e deputetëve votuan në favor të një projekt-ligji përkatës.

Dhoma e ulët e parlamentit e Polonisë e kontrolluar nga nacionalistët në qeveris miratoi të hënën vonë projektligjin për të lejuar që zgjedhjet presidenciale të majit të mbaheshin me fletë votimi me postë, për shkak të koronavirusit, tha agjensia shtetërore e lajmeve PAP.

Partia Ligji dhe Drejtësia (PiS) ka thënë që zgjedhjet duhet të shkojnë përpara pavarësisht rritjes së numrit të vdekjeve nga sëmundja respiratore shumë ngjitëse dhe ka propozuar zëvendësimin e qendrave të votimeve me fletëvotimet me postë.

Kritikët akuzojnë partinë qeverisëse për sakrifikimin e shëndetit publik  vetëm për të siguruar rizgjedhjen e kryetarit aktual Andrzej Duda, aleatit të saj, i cili është përpara në sondazhet e opinioneve pasi kriza e shëndetit publik konsolidon mbështetjen e votuesve për autoritetet.

Parlamenti fillimisht kishte votuar për të ndaluar planin e PiS nga agjenda e tij legjislative pasi disa deputetë nga një aleancë e gjerë konservatore, që mbështesin nacionalistët në seancë u larguan.

Por PiS siguroi një shumicë vonë të hënën për të aprovuar zgjedhjet postare. Në favor ishin 230 ligjvënës, 226 ishin kundër, ndërsa dy abstenuan, tha PAP.

Projektligji tani do të dërgohet në dhomën e lartë të parlamentit, në Senatin e kontrolluar nga opozita, e cila ka fuqinë ta vonojë atë. Por çdo veto mund të rrëzohet nga shtëpia e ulët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco