Kryeministri i Britanisë së Madhe përfundon në terapi intensive

Kryeministri i Britanisë së Madhe përfundon në terapi intensive

21:22, 06/04/2020
A+ Aa A-

Një natë më parë u shtrua në spital për shkak të nevojës për oksigjen, por sot, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është dërguar në terapi intensive.

"Gjatë pasdites kushtet shëndetësore të kryeministrit u përkeqësuan dhe me sygjerimin e ekipit mjekësor, u transportua në terapi intensive", thotë një burim i "Downing Street".

Lajmin e konfirmon BBC, sipas së cilës, kreu i qeverisë britanike i ka kërkuar ministrit të Jashtëm, Dominic Raab, që ta zëvendësojë për momentin.

Ende nuk ka detaje të tjera nga gjendja shëndetësore e Johnson, i cili deri dje ishte në vetëizolim pas rezultimit pozitiv me COVID-19.

Prej pasdites së djeshme, Boris Johnson qëndron në St Thomas’ Hospital, në Londër. /A.R, Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco