Mbi 1,3 milion të prekur/ Koronavirusi nuk ndalet

Mbi 1,3 milion të prekur/ Koronavirusi nuk ndalet

21:07, 06/04/2020
A+ Aa A-

Sipas të dhënave nga Universieti John Hopkins me bazë në SHBA, rastet e konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë globin kanë tejkaluar shifrën 1.3 milionë.

Shifrat e mbledhura nga universiteti tregojnë se deri tani në botë janë konfirmuar gjithsej 1.329.876 raste të koronavirusit.

Image

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë globin, duke marrë jetën e mbi 73,842 personave. Po ashtu nga virusi janë shëruar mbi 277,640 persona.

SHBA, Spanja, Italia, Gjermania dhe Franca vazhdojnë të jenë vendet më të prekura nga ky virus me më shumë viktima, por numrin më të lartë të rasteve të infektuara me koronavirus aktualisht e ka SHBA me mbi 350 mijë të diagnostifikuar pozitiv.

Image

Shumë vende kanë kufizuar udhëtimet nga zonat më të prekura dhe kanë zbatuar bllokime pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli shpërthimin një pandemi dhe Evropën një epiqendër të re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco