Koronavirusi/ Bien për të katërtën ditë radhazi vdekjet në Spanjë, por numri ende ngelet i lartë

Koronavirusi/ Bien për të katërtën ditë radhazi vdekjet në Spanjë, por numri ende ngelet i lartë

19:42, 06/04/2020
A+ Aa A-

Numri ditor i vdekjeve të koronavirusit ka rënë në Spanjë për të katërtën ditë radhazi, duke rritur shpresën se vendi ka kaluar kulmin e shpërthimit.  

Rritja e së hënës me 637 vdekje, shënon 13.055 viktima në total, raporton BBC.  

Kombi ka më shumë se 135,000 raste të konfirmuara, më së shumti në Evropë, por infeksionet e reja janë ngadalësuar.  

Ngadalësimi i niveleve të infeksionit në një numër vendesh evropiane po rrit shpresën se masat e rrepta të distancimit shoqëror po frenojnë përhapjen e Covid-19 - sëmundja e shkaktuar nga virusi.  

Të hënën, kancelari i Austrisë njoftoi planet për të filluar lehtësimin e disa prej kufizimeve në vend për shkak të pandemisë.  

Deri tani ka pasur gati 1.3 milion raste dhe 70.800 vdekje të konfirmuara në të gjithë botën që kur virusi u shfaq në Kinë në dhjetor, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco