Kishte nevojë për oksigjen, Boris Johnson vijon punën nga spitali. Ja mesazhi ...

Kishte nevojë për oksigjen, Boris Johnson vijon punën nga spitali. Ja mesazhi ...

15:30, 06/04/2020
A+ Aa A-

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, vijon të jetë i shtruar në spital që prej mbrëmjes së djeshme.

Ai ka qëndruar për dhjetë ditë me simptoma në shtëpi dhe vetëm dje është shtuar në stital.

Mediat britanike raportojnë se kryeministri britanik është vendosur në oksigjen, pasi simptomat e koronavirusit janë përshkallëzuar, duke shqetësuar mjekët.

Por kryeministri është në gjendje të mirë dhe ka kaluar një natë të qetë raporton zëdhënësi i kyeministit. Ai ka thënë se Boris Johnson është mire dhe është në “humor” dhe është duke drejtuar qeverinë nga spitali. 

Ai ka falenderuar të gjithë të gjithë mjekët që po kujdesen për të dhe se nuk do të heq dorë nga puna edhe pse ndodhet në spital.

Ditën e premte, kryeministri Johnson postoi një video në rrjetet sociale ku shfaqej i lodhur nga sëmundja dhe tregonte se ishte ende me temperaturë të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kreher06/04/2020 16:21

Sherim te shpejte, dhe ishallah kur te sherohesh fillon dhe krihesh . Ke post drejtues ,I nje vendi te rendesishem. Duhet seriozitet.

Shto koment

Denonco