Kthim i jetës normale me 19 prill, cili është plani i Gjermanisë

Kthim i jetës normale me 19 prill, cili është plani i Gjermanisë

14:25, 06/04/2020
A+ Aa A-

Gjermania ka hartuar një listë me masa, përfshirë obligueshmërinë për të vënë maska, limitet në tubime dhe gjurmimin e shpejtë të zinxhirit të infektimit. Me këto masa, zyrtarët mendojnë se jeta mund t’i rikthehet normalitetit dhe izolimi të përfundojë gjatë këtij muaji.

Propozimet, të përfshira në një draft dokument të përpiluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilën e ka parë Reuters, thonë se masat e ndërmarra do të jenë të mjaftueshme që të mbahet numri i njerëzve që infektohen nga një person nën 1 edhe pasi të lejohet që jeta të kthehet gradualisht në normalitet.

Që ky plan të jetësohet, mekanizmat duhet të arrijnë të regjistrojnë më shumë se 80 për qind të njerëzve me të cilët një person i infektuar ka pasur kontakt në 24 orët e fundit tij pasi është diagnostikuar.

Me këto masa, parashihet që të rihapen shkollat dhe do të fillojnë “të relaksohen” kontrollimet strikte në kufij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Juzef06/04/2020 14:31

Jo ne 19 prill . Po me 19 maj do te ket renje te madhe ne te gjith vendin ne shqiperi dhe ne europ . Kurse ne shba do te ket rritje shum te madhe . Ne shba do te qetsohet gjendja me dat 11 shtator .

Shto koment

Denonco