Kinë/ Mijëra njerëz mbushin rrugët dhe parqet, ekspertët e shëndetit: Rreziku nuk ka ikur

Kinë/ Mijëra njerëz mbushin rrugët dhe parqet, ekspertët e shëndetit: Rreziku nuk ka ikur

13:31, 06/04/2020
A+ Aa A-

Një numër i madh njerëzish kanë mbërritur në pikat e famshme turistike në qytetet e mëdha përreth Kinës, në fundjavën që kaluam, pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet e shëndetit që rreziku nga pandemia e koronavirusit nuk është larguar ende.

Foto nga parku Huangshan  tregonin mijëra njerëz të shtypur bashkë, të etur për të ndejtur jashtë, pas muajëve në izolim.

Në park pati aq shumë njerëz ditën e shtunë, sa autoritetet u detyruan të lajmërojnë në orën 7:48 të mëngjesit që parku kishte arritur kapacitetin e tij maksimal, 20,000 persona.

E njëjta situatë është vënë re dhe në pika të tjera turistike të vendit apo qytete të mëdha si Pekini.

Pavarësisht se qeveria po heq gradualisht ndalimet, ekspertë kinezë të shëndetit e kanë nxitur popullin të bëjë kujdes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco