Një tulipan për ata që u varrosën pa një ceremoni mortore në Itali

Një tulipan për ata që u varrosën pa një ceremoni mortore në Itali

13:11, 06/04/2020
A+ Aa A-

Në Campo di Arese të Italisë kanë lulëzuar tulipanët. Të frymëzuar nga lulet, punonjësit e komunës vendosën të bëjnë një gjest mjaft të bukur. Ata menduan të vendosin tulipanë në disa prej varreve të viktimave që humbën jetën prej COVID-19 dhe që nuk patën mundësi të varroseshin sipas traditës.

“Ne menduam të marrim një pjesë të luleve për t’i vendosur ato në varreza: një vëmendje shtesë, në funksion të Pashkëve të Shenjta, për ju që në këtë moment nuk mund të shkoni të vizitoni të shtrenjtët tuaj që janë larguar nga kjo botë.”

Ata shkuan për të blerë lulet dhe për t’i çuar në varreza, por pronari i tulipanëve vendosën t’i dhurojnë ato.

“Ne donim të ishim pjesë e iniciativës, duke dhuruar tulipanët për varrezat. Lutja jonë bashkohet me atë të të gjithë Italisë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco