E akuzuan për 'pirateri', Amerika mohon rrëmbimin e maskave të Gjermanisë

E akuzuan për 'pirateri', Amerika mohon rrëmbimin e maskave të Gjermanisë

13:05, 06/04/2020
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara nuk  kanë asnjë dijeni për një dërgesë maskash fytyre të destinuara për në Gjermani,  për të cilën zyrtarët në Berlin i kanë akuzuar për devijim  nga një aeroport në Bangkok, tha një zëdhënëse e Ambasadës amerikane në Tajlandë.

Deklarata erdhi pasi zyrtari i lartë gjerman Andreas Geisel tha të premten se një dërgesë prej 200,000 maskash të destinuara për Gjermaninë ishte "konfiskuar" në Bangkok dhe ishte dërguar në Shtetet e Bashkuara,  duke e konsideruar si një "akt piraterie moderne".

Por, Ambasada amerikane në Bankok e përgenjështroi këtë: "Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ndërmori asnjë veprim për të devijuar furnizimet 3 milionë maskat që ishin destinuar për në Gjermani dhe as nuk kishte dijeni për një dërgesë të tillë". Këtë i tha Reuters , Jillian Bonnardeaux, zëdhënësi i ambasadës amerikane në Bangkok.

"Ne mbetemi të shqetësuar nga synimet për të përçarë përpjekjet ndërkombëtare nëpërmjet fushatave dezinformuese.

Autoritetet “tajlandeze nga ana e tyre nuk u prononcuan, pasi  ishin në ditë pushimi.

Akuza se destinacioni i maskave ishte devijuar erdhi në një kohë kur shtetet po përpiqen të sigurojnë pajisje mbrojtëse për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco