Theu masat ndaj koronavirusit, vritet 63-vjeçari në Filipine

Theu masat ndaj koronavirusit, vritet 63-vjeçari në Filipine

13:00, 06/04/2020
A+ Aa A-

“Urdhrat e mia për policinë dhe ushtrinë janë të qarta: qëlloni për vdekje ndaj çdokujt që nuk bindet dhe vë jetën tuaj në rrezik”.

Kështu u shpreh pak ditë më parë presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, si pjesë e masave për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe nuk ka vonuar shumë dhe ky urdhër është zbatuar.

Një 63-vjeçar është vrarë në ishullin Mindanao në Filipine, pasi sulmoi një polic, i cili i tërhoqi vëmendjen pasi nuk kishte vendosur maskë.

Filipinet janë ndoshta shteti me masat më të rrepta në luftën ndaj koronavirusit, ndërsa deri tani janë konfirmuar mbi 3600 të prekur dhe 163 persona të vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco